Pasditen e sotme në Koçan u mbajt marshimi i 27-të “Marshi për engjëjt” në kushte me shi dhe sipas itinerarit të zakonshëm, por pa ndonjë deklaratë zyrtare nga ata, gjë që deri më tani ka qenë mënyra e komunikimit të prindërve të viktimave me opinionin.

Përmes mesazheve të shkruara në pankarta, edhe sot për tragjedinë në “Puls” ata i fajësuan institucionet, nga të cilat kërkojnë drejtësi dhe gjykim të drejtë. Dhjetë minuta u bllokua komunikacioni në rrugën “Stevo Teodosievski”, te ura e dyfishtë mbi lumin Koçanska.

Marshi për engjëjt e tyre prindërit e filluan nga “Parku i Revolucionit”, prej nga u nisën drejt Qendrës Tregtare. Marshimi vazhdoi drejt Gjykatës Themelore me ndalesa të shkurtra përpara ndërtesës së DAP-it dhe Stacionit Policor.

Marshi i 27-të “Për engjëjt” në Koçan sot përfundoi aty ku edhe filloi – në “Parkun e Revolucionit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";