Doza e tretë e vaksinës kundër Kovid19 në Maqedoni pritet të aplikohet së shpejti. Fillimisht autoritetet kanë paraparë që me dozën e tretë të imunizohen personat me imunitet të rrezikuar dhe punonjësit shëndetësor, ndërsa për qytetarët vendi ende nuk ka qëndrim të prerë nëse duhet apo jo të imunizohen me dozën e tretë. Drejtori i Institutit të Imunologjisë në Shkup thotë se te ne, doza e tretë do jetë Pfizer, pavarësisht se me cilën vaksinë paraprakisht janë imunizuar qytetarët.

Pak më shumë efikase rezulton të jetë përzierja e vaksinave të ndryshme. Qëndrimi të cilin e diskutojmë është që doza e tretë të jetë Pfizer. Edhe ata të cilët kanë pranuar vaksinë kineze, edhe ata Pfizer, edhe ata që kanë marrë Sputnik apo Astra&Zeneca, doza e tretë booster do të ishte Pfizer. Këta rekomandime bazohen në hulumtime shkencore të cilët tregojnë së pari se përzierja e vaksinave është e sigurt dhe e dyta se janë efikase”, tha Aleksandar Petliçkovski, Instituti i Imunologjisë në Shkup.

Të anketuarit shprehen të gatshëm të pranojnë dozën e tretë të vaksinës anti Covid derisa ajo rekomandohet nga ana e ekspertëve.

“Unë për vete dy vaksinat I kam marrë në Austri, nëse e kanë paraparë ata që janë kompetent atëherë duhet ta marrim”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë jam e vaksinuar me dy vaksina, si do na thonë ashtu do e bëjmë. Si do më thotë mjekja ashtu do veproj”.

“Nuk e dimë ne çfarë të themi, këtë gjë e dinë më së miri ekspertët”.

“Nëse duhet do ta pranojmë. Unë jam i vaksinuar me Sinofarm. Si do thonë mjekët ashtu do bëhet. Të gjithë duhet ta marrin vaksinën”.

“Nuk jam ekspert dhe s’di çka të them, unë i kam marr dy doza. Sigurisht se do e marr nëse në e rekomandojnë dhe dozën e tretë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rekomandimi i autoriteteve është që doza e tretë të pranohet 6 deri 8 muaj pas pranimit të dozës së dytë. Deri më tani në gjithë territorin e vendit me dy doza janë vaksinuar mbi 690.000 qytetarë./Alsat/

Pritet miratimi i dozës së tretë në Maqedoni, për personat me imunitet të cenuar shkruan Telegrafi.