
Një 32 vjeçar nga rrethina e Ohrit, është privuar nga liria pasi policia ka sekuestruar armë në shtëpinë e tij.
“Dje, gjatë një kontrolli në shtëpinë e S.T. (32) nga fshati Leskoec i Ohrit, të kryer me urdhër gjykate, oficerët e Policisë së Ohrit kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore “Slavija” kalibri 4.5 mm, të cilën ai e kishte poseduar në mënyrë të paligjshme”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.
Advertisement