Nëpunës policorë nga NJPB Resnjë e kanë privuan nga liria D.K. (27) nga fshati Jankovec, rajoni i Resnjës.

“Gjatë një kontrolli trafiku në fshatin Jankovec, është ndaluar një automjet pasagjerësh Mercedes me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas marrjes së masave, është konstatuar se ai nuk kishte patentë shoferi dhe ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak ishte 2.38 promilë”, sqarojnë nga MPB-ja.

Ai është larguar nga qarkullimi dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i auromjetit”. 

The post Privohet nga liria banori nga Resnja, drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";