Projeksionet e Bankës Popullore: Rritje ekonomike dhe inflacion prej 3 përqind këtë vit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasqyra makroekonomike për ekonominë e vendit nuk ka ndryshuar dukshëm në krahasim me projektimet e tetorit, vlerëson Këshilli i Bankës popullore. Në mbledhjen e rregullt, siç informojnë nga banka qendrore, ishte miratuar raporti më i ri i tremujorit në kuadër të të cilit janë përfshirë edhe projektimet makroekonomike.

“Rritja e ekonomisë vendore gradualisht do të përshpejtohej në periudhën e projektimeve 2025 – 2027. Për këtë vit pritet rritje prej 3 për qind, që paraqet revizion të vogël të pamjaftueshëm në raport me vlerësimin e tetorit, në kushte të ambientit më të pavolitshëm të jashtëm. Për periudhën 2026 – 2027, vlerësimet edhe më tej tregojnë rritje të aktivitetit ekonomik prej 4 për qind. Pritet që bartës kryesor të rikuperimit ekonomik të jenë investimet, mbështetur nga cikli publik infrastrukturor dhe investimet e huaja. Nxitje pozitive pritet edhe nga konsumi personal, në kushte të rritjes së të ardhurave të disponueshme dhe të kreditimit. Rreziqet për rritjen edhe më tej janë të theksuara dhe kryesisht në rënie”, thekson Banka popullore.

Nga atje presin trend të mëtutjeshëm të ngadalësimit të inflacionit.

“Vlerësimet më të reja udhëzojnë për shkallë mesatare të inflacionit prej 3 për qind në vitin 2025, përkundër pikëpamjeve të tetorit për inflacion prej 2,5 për qind. Ky ndryshim i reflekton realizimet pak më të larta në tremujorin e parë të këtij viti, por edhe revizionet në ngritje të vlerësimeve për çmimin e naftës së papërpunuar dhe të produkteve themelore ushqimore në bursat botërore. Megjithatë, edhe më tej pritet që inflacioni të reduktohet në mesatare historike prej 2 për qind në vitin 2026 dhe do të mbetet në atë nivel edhe në vitin 2027. Rreziqet për inflacionin në masë të madhe ndërlidhen me tensionet gjeopolitike, paqartësinë tregtare të shkaktuar nga politikat proteksioniste, çrregullimet e zinxhirëve të furnizimit dhe faktorët klimatik”, ceket në kumtesën e Bankës popullore.

Advertisement

Pritjet janë se pozita e jashtme e ekonomisë në afat të mesëm do të jetë stabile. Për këtë vit parashihet thellim i matur i deficitit në 3,2 për qind të BPV-së që sipas Bankës qendrore do të dalë nga suficiti më i ulët tek të ardhurat sekondare, në pajtim me pritjet për stabilizim të shumës nominale të neto-prurjeve nga transferet private, si dhe nga zgjerimi i deficitit të mallrave dhe shërbimeve. Për periudhën 2026 – 2027 pritet përmirësim i llogarisë rrjedhëse, gjatë deficitit të projektuar të transaksioneve rrjedhëse mesatarisht prej 2,7 për qind të BPV-së. Në tërë periudhën e projektimit pritet mbetja e rezervave devizore në nivelin adekuat.

Lidhur me sistemin bankar, nga banka qendrore vlerësojnë se ai edhe më tej do të sigurojë mbështetje solide kreditore për ekonominë. Deri në fund të vitit pritet që rritja kreditore të paraqesë 9 për qind. pritet rritje edhe në afat të mesëm, por pak më e matur dhe me shkallë mesatare prej 7,3 për qind për periudhën 2026 – 2027, në kushte të pozitës solide kapitale dhe likuide të bankave. Rritja kreditore, si deri më tani, do të mbështetet nga rritja e depozitave, si burim kryesor i financimit. Në fund të vitit pritet rritje solide vjetore e depozitave prej 7,5 për qind, ndërsa në afat të mesëm për periudhën prej vitit 2026 deri në vitin 2027 prej rreth 7,7 për qind mesatarisht.

The post Projeksionet e Bankës Popullore: Rritje ekonomike dhe inflacion prej 3 përqind këtë vit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy