Projekti për rrugën Tetovë – Prizren, mbahet takimi i parë i grupit punues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurti publikon pamje nga ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë: Po lidhim dy qytete historike

Është mbajtur takimi i parë i grupit punues për projektin rrugor Tetovë-Prizren, një nismë strategjike që synon të forcojë lidhjet infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Siç njofton zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, në takim është diskutuar për hapat konkretë për realizimin e projektit dhe është dakorduar për përshpejtimin e procedurave burokratike.

“Gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë për realizimin e projektit, përfshirë definimin e fazave të ardhshme të punës dhe koordinimin ndërinstitucional të nevojshëm për të përshpejtuar procesin. U theksua rëndësia e projektit jo vetëm si një lidhje rrugore, por si një urë bashkëpunimi ekonomik, social dhe rajonal ndërmjet dy vendeve”.

Advertisement
Lexo po ashtu
Kurti publikon pamje nga ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë: Po lidhim dy qytete historike

“Pjesëmarrësit e takimit u dakorduan për nevojën e përshpejtimit të të gjitha procedurave burokratike dhe administrative, në mënyrë që puna konkrete të fillojë sa më shpejt. Ky takim shënon një hap të parë konkret drejt realizimit të një projekti që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në qarkullimin, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet qytetarëve të dy vendeve”, ka njoftuar zv.ministrja./Telegrafi/

Advertisement

The post Projekti për rrugën Tetovë – Prizren, mbahet takimi i parë i grupit punues appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy