“Nuk ka pasur asnjë qëllim për të mbuluar rastin e vdekjes së hendbollistit Dennis Tot. Ngatërresa me informacionet ka ardhur për shkak të vlerësimit të dobët mjekësor”, ka deklaruar për televizionin kroat RTL, kreu i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, Gavrill Bubevski.

“Mendoj se asesi nuk ka pasur qëllim që të fshihet. Thjesht, ashtu kanë qenë rrethanat. Mendoj se ka qenë një vlerësim i dobët mjekësor dhe vazhdoj t’i qëndroj këtij mendimi. Informacioni im i fundit tregon se personi që ka nisur gjithë këtë është në kërkim. Ai fillimisht ka goditur hendbollistin i cili as nuk është mbrojtur dhe më pas dy të tjerët e kanë godidur me këmbë në kokë”, tha Bubevski.

Hendbollisti kroat i Butelit, Denis Tot, ndërroi jetë në spital pasi u sulmua nga tre persona para një diskoteke në parkun e qytetit të Shkupit.

Fillimisht nga MPB deklaruan se Denis Tot ka vdekur pa shenja dhune, ndërsa pas autopsisë së realizuar u vërtetua se ai është sulmuar nga tre persona. Dy prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa i treti është në arrati./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkup: Paraburgim për dy nga sulmuesit e hendbollistit Denis Tot

Prokurori Bubevski: Nuk ka pasur qëllim që të fshihet vrasja e hendbollistit Denis Tot shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";