Prokuroria Publike e RMV-së ka dalë me njoftim në lidhje me procesin zgjedhor të ditës së sotme. Gjatë ditës së zgjedhjeve deri në mbylljen e vendvotimeve, në adresën elektronike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut izbori@jorm.mk nuk është pranuar asnjë kallëzim për krim lidhur me zgjedhjet.

“Sipas informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e zgjedhjeve në rrethin e parë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa shqetësime të mëdha në procesin zgjedhor. Nuk u regjistruan incidente më të rënda që do të kishin karakteristikat e krimit kundër zgjedhjeve dhe votimit apo krime të tjera që do të rrezikonin procesin zgjedhor”.

“Komisioni i Përkohshëm i Prokurorisë Publike për parregullsi të mundshme zgjedhore ka monitoruar rrjedhën e votimit dhe gjatë ditës janë organizuar punë të jashtëzakonshme në të gjitha prokuroritë themelore publike. Prokuroria Publike ka koordinuar me institucionet tjera përgjegjëse për monitorimin e procesit zgjedhor”.

“Komisioni do të vazhdojë punën deri në përfundim të ciklit zgjedhor. Të gjitha dyshimet e mundshme për vepra penale që mund të prishin procesin zgjedhor do të hetohen dhe rastet do të kenë prioritet për veprim në prokuroritë publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria: Dita e zgjedhjeve ishte e qetë, nuk janë regjistruar incidente të rënda shkruan Telegrafi.