Është kryer kontrolli në vendin e aksidentit që ndodhi mbrëmë në rrugën Kërçovë – Gostivar, ku kanë humbur jetën tre persona dhe tetë janë lënduar.

Prokuroria Publike e Shtetit sot në mëngjes ka njoftuar se nga vendi i aksidentit janë grumbulluar gjurmë që do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore, ndërsa trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion dhe është lëshuar urdhër për testim për praninë e mundshme të alkoolit apo substancave tjera te të lënduarit.

“Me udhëzimet e prokurorit publik vazhdojnë të ndërmerren veprime të tjera”, njofton Prokuroria Publike.

Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol dhe ishin të përfshira tri vetura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Prokuroria: Është kryer kontroll në vendin ku mbrëmë ndodhi aksidenti në rrugën Kërçovë-Gostivar appeared first on Telegrafi.