Prokuroria ka filluar procedurën pas denoncimit të Arsovskës për ndërtimet pa leje në komunën e Çairit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qyteti i Shkupit sot bëri të ditur se Prokuroria ka filluar procedurën pas raportit të parë për ndërtesat në komunën e Çairit.

“Prokuroria themelore publike ka nisur procedurën pas denoncimit të parë me falsifikimet. Tashmë ka edhe dy procedura që më parë janë iniciuar kundër Visar Ganiut prej të cilave e para është për falsifikim të tërë librit arkivor me numra dhe kërkesa për legalizime dhe e dyta për një rast tjetër ku në mënyrë joligjore kanë legalizuar me një bashkëpunëtor tjetër”, thonë nga Pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit presin që edhe Prokuroria themelore publike për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit të fillojë të veprojë kundër, siç thonë ata, “bandës së krimit të organizuar në komunën e Çairit”.

“Gjithashtu presim që Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të fillojë të veprojë kundër bandës së krimit të organizuar në komunën e Çairit e cila mundësoi ndërtimin e paligjshëm të objekteve të PASIGURTA me para të zeza nga burime jolegale, ndërtesa të cilat u regjistruan në emër të personave që kinse kanë ndërtuar në 5, 6, 10 dhe 11 vjet, ndërsa tani janë milionerë!, thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit.

Advertisement

The post Prokuroria ka filluar procedurën pas denoncimit të Arsovskës për ndërtimet pa leje në komunën e Çairit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy