Prokuroria ka hapur lëndë dhe po vepron në lidhje me librin e regjistrit me numra arkivorë për legalizimin e objekteve në Komunën e Çairit për të cilin dyshohet se është falsifikuar.

Nga PPRMV, potencojnë se lënda u formua pas reagimit të qytetarëve bazuar në artikuj mediatik.

“Lënda është duke u trajtuar dhe po ndërmerren veprime verifikuese, është siguruar dokumentacion i gjerë me shkrim dhe të dyja nga komuna e Çairit, gjithashtu dhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes në RMV, nga Inspektorati shtetëror administrativ i RMV-së, por edhe nga Inspektorati shtetëror për ndërtim dhe urbanizëm. Njëkohësisht, gjatë kësaj procedure parahetimore u ndërmorën veprime për të marrë në pyetje disa persona të cilët dhanë informacione të nevojshme, kështu që u morën në pyetje një numër i madh zyrtarësh nga komuna e Çairit, si dhe disa nga aplikuesit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në territorin e komunës së Çairit, me këtë proces të ofrimit të provave verbale që është ende në vazhdim”, informojnë nga PPRMV.

Pas analizës së provave të përgjithshme materiale dhe verbale, sigurimi i të cilave në këtë rast është në fazën përfundimtare, siç potencohet nga Prokuroria, do të merret vendim i duhur i prokurorit publik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Prokuroria ka hapur lëndë në lidhje me numrat arkivorë për legalizimin e objekteve në Komunën e Çairit appeared first on Telegrafi.