Prokuroria Themelore Publike, Ohër ka hapur lëndë për hetimin e pretendimeve për lëshime të mundshme gjatë regjistrimit të Shoqatës qytetare “Car Borisi III” – Ohër.

Në Regjistrin Qendror është lëshuar urdhër për pajisjen me të gjithë dokumentacionin që lidhet me regjistrimin e shoqatës në fjalë.

Ndryshe, që nga muaji maj i këtij viti, pas kallëzimit penal nga një parti politike, në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir është formuar lëndë që ka të bëjë me regjistrimin dhe funksionimin e Qendrës Kulturore “Ivan (Vanço ) Mihajllov”.

“Prokurori publik kompetent, duke vepruar sipas kallëzimit, ka lëshuar urdhra për sigurimin e provave në SPB Manastir, si dhe kërkesa për të dhëna nga Regjistri Qendror dhe Ministria e Drejtësisë”, njoftojnë nga Prokuroria Publike./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria ka hapur lëndë për regjistrimin e shoqatave “Car Borisi III” dhe “Ivan Mihajllov” shkruan Telegrafi.