Prokurorja Ivana Trajçeva parashtroi ankesë ndaj vendimit për paraburgim shtëpiak për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashovski dhe për pronarin e kompanisë “Ivoka”, Daniel Stançev, të dyshuar për blerjen e softuerit me çka kanë dëmtuar buxhetin për rreth 180 mijë euro.

Prokurorja Trajçeva kërkon që masa e paraburgimit shtëpiak të zëvendësohet me paraburgim efektiv.

GJykata Penale e Shkupit dje caktoi masën e paraburgimit shtëpiak për Rashkovskin dhe Stançevin me arsyetimin prokurori nuk ka parashtruar dëshmi se mund të arratisen.

Prokuroroja Trajçeva paralajmëroi ankesë menjëherë pas vendimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do të ketë ankesë ndaj vendimit për paraburgim shtëpiak për shkak se vlerësoj se PTHP ka dëshmi të mjaftueshme për t’i faktojë rrethanat dhe për këtë duhet të caktohet masa e paraburgimit dhe jo paraburgim shtëpiak. Me këtë masë mendojmë se ka rrezik që të ndikojnë ndaj dëshmitarëve”, tha Trajçeva./Telegrafi/

Prokuroria kërkon paraburgim efektiv për Rashkovskin shkruan Telegrafi.