Prokuroria konfirmon: Një aksion policor është duke u zhvilluar për rastin në Koçan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndalohen dhjetëra oficerë dhe shefa policie si të dyshuar për tragjedinë e Koçanit

Lajmi për aksionin policor të Ministrisë së Brendshme për ndalimin e 13 shefave dhe oficerëve të policisë në lidhje me zjarrin në Koçan, u konfirmua nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por pa zbuluar më shumë detaje.

Lexo po ashtu
Ndalohen dhjetëra oficerë dhe shefa policie si të dyshuar për tragjedinë e Koçanit

Advertisement

“Siç është raportuar tashmë nga Ministria e Brendshme, një aksion është duke u zhvilluar nën udhëheqjen e një prokurori nga Departamenti i Specializuar për Oficerët e Policisë. Një njoftim do të bëhet nesër”, theksojnë nga Prokuroria.

Më herët u njoftua se disa oficerë dhe shefa të policisë janë ndaluar të cilët dyshohen për rastin në Koçan.

Gjithsej 13 persona u ndaluan. U ndaluan: T.D. (Shefi i Policisë së Krimit), D.P. (Përgjegjës në detyrë natën kur ndodhi aksidenti), M.M. (Shefi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Koçanit), K.J. (Shefi i Krimit Ekonomik në Stacionin e Policisë së Koçanit), si dhe M.R. (një oficer policie që ishte në detyrë natën e aksidentit)./Telegrafi/

Advertisement

The post Prokuroria konfirmon: Një aksion policor është duke u zhvilluar për rastin në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy