
Prokuroria e Shkupit ka zhvilluar hetim kundër një personi për vrasjen e partneres së tij me të cilën jetonte në lidhje jashtëmartesore. Viktimës, siç informojnë nga Prokuroria, dje në shtëpinë në Shuto Orizare i ka shkaktuar lëndime dhe plagë me thikë në qafë dhe gjoks nga ku ka ndërruar jetë. Hetim është ngritur edhe kundër një personi tjetër për ndihmë ndaj autorit.
“Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një personi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit penal. Hetim është iniciuar edhe kundër një personi tjetër për vepër penale – Ndihmë ndaj kryerësit pas veprës së kryer penale sipas nenit 365, paragrafi 3 i Kodit penal”, informojnë nga Prokuroria publike.
I dyshuari i parë, siç thonë nga Prokuroria, dje gjatë kryerjes së dhunës familjare në shtëpinë në Shuto Orizare ka privuar nga liria partneren e saj me të cilën ka jetuar në lidhje jashtëmartesore. Veprën e ka kryer në prani të vajzës së tij 5-vjeçare. Viktimës i ka shkaktuar lëndime dhe plagë me thikë në qafë dhe gjoks nga ku ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Menjëherë pas kësaj ai është arratisur nga shtëpia i ndihmuar nga i dyshuari i dytë i cili i ka dhënë rroba të tjera dhe i ka mundësuar transport me makinë deri në pikën kufitare Tabanoc. Ai e ka lënë atë pranë kufirit dhe është kthyer në Shkup ku ka tentuar të fsheh gjurmët e veprimit. I dyshuari për vrasjes ka vazhduar drejt kufirit ku është ndaluar dhe arrestuar”, thuhet në kumtesë.
Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit si për të dyshuarin për vrasje ashtu edhe për bashkëpunëtorin e tij.
The post Prokuroria me detaje rreth vrasjes së djeshme në Shkup appeared first on Telegrafi.