Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ushtruar ankesë kundër vendimit me të cilin Gjykata Themelore Penale në Shkup caktoi masën “arrest shtëpiak” për dy ish drejtorët e akuzuar në rastin “Onkologjia”.

Nga Prokuroria kërkojnë paraburgim efektiv.

“Prokurori publik është i pakënaqur me vendimin dhe kërkon nga Gjykata e Apelit ndryshimin e tij në masën e paraburgimit efektiv, sepse konsideron se masa më e butë nuk mund të garantojë mbarëvajtjen e procedurës penale. Duke pasur parasysh se dy aktakuzat e ngritura i ngarkojnë të pandehurit për shumë krime të rënda që parashikojnë dënime të larta burgimi, si dhe rrethana të tjera që tregojnë rrezik për arratisje, masa e arrestit shtëpiak nuk paraqet mbrojtje mjaft efektive”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup dje u caktoi masën “arrest shtëpiak” dy ish drejtorëve të Onkologjisë, Nino Vasev dhe drejtorit organizativ Nehat Nuhi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, për caktimin e masave për sigurimin e pranisë ndaj dy personave, të dorëzuar në gjykatë së bashku me aktakuzë për lëndën e njohur në opinion si “Onkologjia”, pas seancës së mbajtur në prani të palëve, ka marrë vendime me të cilat ndaj të pandehurve N.V. dhe N.N. caktohet masa e arrestit shtëpiak, ndërsa mbetet në fuqi masa e përcaktuar paraprake e kujdesit – konfiskim i dokumentit të udhëtimit dhe ndalim për lëshimin e dokumentit të ri, për shkak të ekzistimit të rrethanave nga neni. 165 fq. 1 p. 1 të Kodit të Procedurës Penale, pra rrezik ikje”, njoftoi Gjykata Penale.

The post Prokuroria ngriti ankesë duke kërkuar masën e paraburgimit efektiv për ish drejtorët e Onkologjisë appeared first on Telegrafi.