Nga Prokuroria Themelore e Gostivarit njoftojnë se ka nisur procedurë hetimore kundër 18 vjeçari nga fshati Senakos të Komunës së Vrapçishtit i cili akuzohet se ka kryer veprën penal incest.

“Më 15 korrik, i akuzuari ka përdhunuar gjysmë-motrën e tij e lindur në vitin 2009. Edhe pse viktima gjatë gjithë kohës ka qarë dhe bërtitur, ai përdhunuar atë duke përdorur forcë fizike”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se pas përdhunimit ai e ka kërcënuar viktimën se nëse u thotë prindërve do të përsërisë veprimin.

Prokurori publik në Gjykatën Penale në Gostivar propozoi vazhdimin e masës së paraburgimit për personin e akuzuar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria: Një person nga Senakosi i Gostivarit ka përdhunuar motrën e tij shkruan Telegrafi.