Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit bëjnë të ditur se gjykata pa shqiptuar masën e paraburgimit ndaj 14 personave nga aksioni i djeshëm policor në Haraçinë, Hasanbeg, Kisella Vodë, Karposh dhe Shuto Orizarë.

Nga Prokuroria shtojnë se njërit prej 15 të arrestuarve i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ndërsa vazhdon kërkimi ndaj 3 të tjerëve.

“Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup mbrëmë vonë për 14 të dyshuar kanë pranuar propozimet e Prokurorisë dhe me aktvendim kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa për njërin, për shkak të gjendjes shëndetësore është caktuar masa arrest shtëpiak. Sot do të caktohet masa e paraburgimit për tre personat e pakapshëm për organet e rendit, vendim që do të hyjë në fuqi në momentin e gjetjes së tyre”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria për aksionin policor në Shkup: Paraburgim për 14 persona, për njërin arrest shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";