Prokuroria Publike e RMV-së, kumtoi se me urdhër të prokurorit publik, inspektori i rrugëve nga Inspektorati Shtetëror për Transport ka kryer një kontroll të jashtëzakonshëm inspektues mbi punët ndërtimore që i ka kryer një person juridik në autostradën A2, rrethrrotullimi Hipodrom-pikë pagesa Milladinovc, ku në një aksident që ndodhi më 2 shtator një automobil “Mercedes” u përplas me një automjet transportues, pronësi e personit juridik të angazhuar në projekt, me ç’rast jetën e humbën shoferi i automobilit “mercedes” dhe djali i tij i mitur.

Siç citohet në kumtesë, pas kontrollit është përpiluar procesverbal dhe është marrë vendim, me të cilin është detyruar personi juridik të ndërpresë menjëherë të gjitha punimet ndërtimore deri në marrjen e miratimit nga organi kompetent për ndryshim të përkohshëm të regjimit të qarkullimit për kryerjen e punimeve në korsinë e shpejtë të majtë. Ndërkohë, subjekti juridik duhet të vendosë dhe mirëmbajë sinjalistikën e përkohshme vertikale dhe horizontale të trafikut që do të mundësojë qarkullimin e sigurt dhe të qetë në seksionin e autostradës.

“Menjëherë pas aksidentit të rëndë në komunikacion, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka filluar procedurë kundër dy personave nën dyshimin se kanë kryer vepër penale – Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Po vijojnë kontrollet për zbardhjen e plotë të përgjegjësisë penale për ngjarjen, ndërsa pas ndalimit afatshkurtër prej 48 orësh, me propozim të prokurorit publik ndaj dy personave është caktuar masa e kujdesit”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

The post Prokuroria Publike: Ndërpriten punimet në autostradën Shkup-Kumanovë në Hipodrom pas një kontrolli të jashtëzakonshëm inspektues appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";