Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska, sot do të thotë fjalët përfundimtare për rastin kundër “Organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit”.

Këshilli Penal për këtë rast e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov. Fjalët përfundimtare për mbrojtjen janë caktuar për 6 dhe 12 korrik.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se e kanë kryer veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria sot thotë fjalët përfundimtare për “Organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit” shkruan Telegrafi.