“Kujdesi për shëndetin e grave është një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë. Për herë të parë tashmë gratë kanë mundësinë që të caktojnë në formë elektronike një kontroll për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, në ueb platformën – skrining.mk”, njoftoi sot pasdite në profilin e tij në Facebook ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Screeningu i organizuar këtë vit, thekson Sali, përfshinë gratë e moshës 36 deri në 45 vjeç, të cilat nuk kanë bërë PAP test në tre vitet e fundit.

Ekzaminimi për këtë grupmoshë është falas.

“Qëllimi ynë është të rrisim përfshirjen e grave që do të kontrollohen, duke qenë se zbulimi i hershëm dhe parandalimi i kancerit të qafës së mitrës është po aq i rëndësishëm sa një pandemi. Gjinekologu thërret femrat me datën dhe orën se kur duhet bërë PAP testi. Vitin e ardhshëm do të përfshihet një tjetër grupmoshë. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e OBSH-së, dhe intervali për kryerjen e skriningut është tre vjet për të mbuluar të gjitha grupmoshat”,  ka sqaruar ministri Sali.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky aktivitet, theksoi ministri, realizohet në bashkëpunim me sistemin “Termini im”, UNFPA dhe Komisionin Kombëtar për Kancerin, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët në periudhën e kaluar kanë punuar intensivisht për këtë risi.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe një video me rastin e aplikacionit të ri skrining.mk

The post Promovohet ueb-platforma skrining.mk, ofrohen PAP teste falas për gratë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";