Pronarët e restoranteve, klubeve të natës, foto-studiove dhe muzikantët sot përsëri protestuan dhe përsëritën kërkesat e tyre para qeverisë.

Ata kërkojnë që të hiqet ndalesa për punë dhe të punojnë sipas protokolleve më të rrepta. Ata janë të pakënaqur që nuk janë përfshirë në paketën e pestë të masave antikrizë dhe kërkojnë nga Qeveria që të bëjë një paketë të veçantë masash për to, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata njoftuan se nga e mërkura do të protestojnë çdo ditë pune në Shkup dhe qytete të tjera derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Ata përsëritën se janë operatorët e vetëm ekonomikë të cilët janë ndaluar nga aktiviteti i tyre kryesor që nga dita e parë e pandemisë dhe theksuan se me fondet e veta paguajnë pagat për punonjësit, shërbimet komunale dhe qiratë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pronarët e restoranteve dhe muzikantët paralajmërojnë çdo ditë protesta në Shkup dhe qytete tjera shkruan Telegrafi.