
Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për administratorët, me të cilin duhet të arrihet barazi e të punësuarve në sektorin privat dhe publik dhe harmonizimin e pagave të tjera të administratorëve, si dhe që të sigurohet vazhdimësi e ndryshimeve të pagave në administratë në raport me pagën minimale në nivel kombëtar, sot duhet të dërgohet në Kuvend, pasi dje në mbledhje ishte miratuar nga Qeveria.
“Po bëhen harmonizime teknike dhe gjatë zgjidhjes ligjore duhet të dërgohet në Kuvend, sepse stacioni i ardhshëm i këtij Propozim-ligji është shtëpia ligjvënëse. Ne si Qeveri mundet vetëm që t’i inkurajojmë deputetët që sa më shpejtë t’i miratojnë këto ndryshime”, tha në konferencën për media zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski.
Qëllimi themelor i Propozim-ligjit që dje ishte miratuar në mbledhje të Qeverisë, theksoi Arsovski, është që të arrihet barazi e të punësuarve në sektorin privat dhe publik me të ardhura më të ulëta përmes vendosjes së vlerës së njëjtë të pagës minimale ligjore dhe harmonizim i përshkallëzuar i pagave të tjera të administratorëve në të gjitha nivelet, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së ndryshimeve të pagave në administratë në raport me atë minimale në nivel kombëtar, si qëllim afatgjat.
“Ligji ndryshon kriteret për harmonizimin vjetor të pagës minimale me 50 për qind të rritjes vjetore të pagës mesatare dhe 50 për qind të rritjes së kostos së jetesës sipas të dhënave të ESHS-së për të trajtuar në mënyrë sistematike çështjen e pagës minimale. Ligji parashikon që paga minimale të mos jetë më e ulët se 57 për qind e pagës mesatare të publikuar nga ESHS për vitin paraprak”, sqaroi Arsovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.
Ai informoi se po vijon mbledhja e Këshillit Ekonomik-Social, por, siç tha, për atë se për çka do të flitet dhe nëse në rend dite është edhe kjo çështje, si dhe masa eventuale të reja për zbutjen e krizës ekonomike, do të informojnë pas përfundimit të saj.
The post Propozim-ndryshimet e Ligjit për administratorët sot duhet të dorëzohen në Kuvendin e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.