Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot do të fillojnë diskutimin për propozimin francez, për të cilin dy blloqet politike kanë qëndrime të kundërta.

LSDM-ja ka përgatitur propozim konkluzione të cilat do ta detyrojnë qeverinë të mos negociojë për identitetin.

OBRM-PDUKM-ja opozitare thotë se konkluzionet nuk do të kenë asnjë peshë nëse nuk e ndryshojnë kornizën negociuese. Para deputetëve fjalim do të mbajë edhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje në një intervistë për AIM ftoi deputetët të mendojnë si burrështetas dhe të vendosin përpara interesat e vendit, në vend të interesave partiake. Nga LSDM-ja thonë se çështja e mbarëvajtjes së seancës varet nga kryetari i Kuvendit kurse ata i kanë gati propozim-konkluzionet që synojnë t’i miratojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, në kohën kur von der Leyen do të mbajë fjalimin është paralajmëruar protestë, për të kundërshtuar miratimin e propozimit francez për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë.

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski siguroi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë./Telegrafi/

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Propozimi francez sot para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.