Propozimi për shkarkimin e prokurorit Lupço Kocevski ka arritur në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Me këtë fillon afati prej 14 ditësh, në të cilin këshilli duhet të japë mendim lidhur propozimin për shkarkimin e Kocevskit.

Nëse Këshilli në dy javët e ardhshme nuk i përgjigjet qeverisë, sipas ligjit, afati do të shtyhet edhe për një javë, ndërsa nëse Këshilli ende nuk përgjigjet, do të konsiderohet se mendimi për shkarkimin e Kocevskit është negativ.

Megjithatë, pavarësisht nëse Këshilli do të japë mendim pozitiv apo negativ, shkarkimi i Kocevskit do të votohet nga deputetët.

Prokurori Publik i Shtetit shkarkohet në Kuvend me 61 vota “Pro”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Propozimi për shkarkimin e Kocevski ka arritur në Këshillin e Prokurorëve Publik appeared first on Telegrafi.