
Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet sot miratoi një propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, me të cilin propozohet që Zirijeta Jajaga, profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe magjistër në diplomaci nga Shkupi, të emërohet në pozicionin e Nafije Selmanit, profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Shkupi.
Propozim-vendimi i ri do t’u propozojë deputetëve që të emërojnë Viktor Pavlovskin, inxhinier i diplomuar i informatikës së prodhimit nga Shkupi, Sasho Stefanovskin, i diplomuar në art filmik dhe kameraman televiziv nga Shkupi, Petar Djurovskin, redaktor i diplomuar i filmit dhe televizionit nga Shkupi, Cvetanka Minovska, gazetare e diplomuar nga Shkupi, Afrona Vrzivoli, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi, Gordana Majnova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistër i studimeve të komunikimit, dhe Zirijeta Jajaga, profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe magjistër e diplomacisë nga Shkupi, si anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së.
Siç shkruan AIM, përbërja e propozuar e Këshillit të ASHMAA-së nesër do të paraqitet në seancë parlamentare./Telegrafi/
The post Propozohen ndryshime në përbërjen e Këshillit të ASHMAA-së appeared first on Telegrafi.