Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani bëri të ditur se pas agremaneve të pranuara dhe dekretit të nënshkruar nga ana e presidentit Pendarovski, janë pranuar përcaktuar tre propozime për ambasadorë.

“Agnesa Rusi Popovska për Ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë. Agron Buxhaku për Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada dhe Lubomir Fërçkovski për Ambasador i jashtzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, shprehet Osmani.

Ai shton se me këtë, numri i vendeve të plotësuara- Ambasadorë dhe Konsull të Përgjithshëm, në Përfaqësitë tona Diplomatike- Konsullore, gjatë mandatit të tij është rritur në 24.

“Procesi i plotësimit të vendeve të lira për Ambasadorë do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, shkruan Osmani./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Propozohen tre ambasadorë në Maqedoni për në Kandë, Bullgari dhe Kombet e Bashkaura shkruan Telegrafi.