Propozohet që tu hiqet shtetësia bullgare atyre që nuk deklarohen bullgar në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

T’ua heqin shtetësinë bullgare atyre që nuk do të deklarohen si bullgarë në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni. Ekziston një propozim i tillë në Bullgari.

Fondacioni “Maqedonia” do t’i dërgojë një letër Presidentit të Kuvendit Kombëtar dhe Presidentit të vendit në mënyrë që të bëjë ndryshime në Ligjin për shtetësinë bullgare, shkruan “Fakti” bullgar.

“Të privohet shtetësia bullgare nga ata persona që në Maqedoninë e Veriut u deklaruan me etni të ndryshme nga ajo bullgare, ndërsa kanë marrë nënshtetësinë bullgare në bazë të vetëdijes etnike si bullgarë. Ky është një tregues i informacioneve të pavërteta para shërbimeve dhe autoriteteve të Bullgarisë”, tha Viktor Stoyanov, kryetar i Fondacionit “Maqedonia”, për “BNR”.

Por, nga ana tjetër ka reagime për regjistrimin në Bullgari nuk ka graf për maqedonasit. Nga sot ka filluar regjistrimi elektronik në Bullgari.

Advertisement

Propozohet që tu hiqet shtetësia bullgare atyre që nuk deklarohen bullgar në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy