Grupi qeveritar për vlerësim sot unanimisht vendosi që Qeveria të çojë propozimin në Kuvend për vazdhimisht e gjendjes së krizës në Maqedoninë e Veriut.

Propozimi vjen për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte pandemie të coronavirusit.

Me këtë propozim shkon edhe propozimi i institucioneve në Sistemin për Menaxhim me Kriza që të vazhdojnë me aktivitetet në Planin aksional për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Në mbledhjen e grupit qeveritar që udhëhiqet nga Stojançe Angellov morën pjesë edhe këshilltari nacional për siguri i presidentit, Byroja për Siguri Publike, Agjenica për Zbulin, udhëheqësi i Shërbimit për siguri dhe zbulim në Ministrinë e Mbrojtjes, zv. komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, zv. drejtorët e QMK-së dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Propozohet vazhdimi i gjendjes së krizës në Maqedoni shkruan Telegrafi.