“Liri për Lamben”, “Vdekje fashizmit”, “Rroftë Maqedonia”. Me këto fjalë dhe parulla tjera, rreth 1500 qytetarë të Manastirit kanë protestuar për lirinë e Lambe Alabakoskit.

Pas fjalimit të organizatorëve nga partia “E majta”, u kërkua lirimi i Lambes, tërheqja e ambasadorit bullgar në vend, largimi i plotë i klubit Vanço Mihajlov, por edhe ndërprerjen e bisedimeve me Bullgarinë për gjuhën dhe historinë.


Konfirmohet identiteti i personit që ka djegur Qendrën Kulturore bullgare në Manastir
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa nga qytetarët që dolën në protestë thanë se Lambe ka bërë një akt heroik, pastaj ka bërë të njëjtën gjë që kanë bërë partizanët në Luftën e Dytë Botërore, e disa nga qytetarët thonë se Alabakovski ka bërë diçka që duhet ta bëjë çdo maqedonas. Disa prej tyre besojnë se qeveria ka qenë e detyruar ta arrestojë.

Ndryshe, Lambe Alabakovski u arrestua pasi dyshohet për djegien e klubit bullgar në Manastir, për hapjen e të cilit pati reagime të mëdha nga opinioni maqedonas./Telegrafi/

Protesta në Manastir, kërkohet lirimi i Lambe Alabakovskit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";