Para zyrave të EVN-së në Shkup po mbahet protestë nga banorët e Haraçinës të cilët tash e dy ditë janë pa energji elektrike.

Qytetarët kërkojnë takim me autoritet e kompanisë EVN. Ata ankohen edhe për fatura të larta të energjisë elektrike.

Në protestë është prezent edhe kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.

Para mediave ai tha se ka dalë në protestë për ta përkrahur popullin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kërkojmë urgjentisht që EVN të merr nën udhëheqjen e duhur edhe komunën tonë. Është e padrejtë ky imponim i vazhdueshëm i problemit me rrymën elektrike. Është e papranueshme që në ditët të sotme qytetarët të ballafaqohen me padrejtësi të madhe. Nuk e di i kujt është qëllimi që të eskalojë kjo situatë”, tha mes tjerash Ridvan Ibrahimi./Telegrafi/

 

 

Protesta para EVN-së, banorët e Haraçinës dy ditë pa rrymë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";