Policia e Maqedonisë ka arrestuar edhe dy të dyshuar për pjesëmarrje në protesta të dhunshme kundër propozimit francez.

Bëhet fjalë për 32 vjeçar dhe një 18 vjeçar nga Shkupi, të cilët më 5 korrik kanë sulmuar me gurë dhe gjësende të forta policët dhe godinën e Kuvendit.

Të dyshuarit i janë dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake, ndërsa Prokuroria Publike pritet të kërkon masën e kujdesit, përkatësisht paraburgimin.

Ditë më parë Prokuroria ngriti akuza për 12 persona ndërsa gjykata i vazhdoi masën e paraburgimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

9 akuza ishin për pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale, ndërsa 3 akuza për nxitje të rrezikimit të përgjithshëm.

Protestat në Shkup, policia arreston edhe dy të dyshuar shkruan Telegrafi.