Me fotografi të viktimave dhe me pankarta, familjarët e viktimave sot dolën me “Marsh për engjujt” në Koçan.

Protesta filloi nga parku i qytetit dhe vazhdoi para stacionit policor, prokurorisë dhe gjykatës. Protesta filloi në ora 16:05 si simbolikë për vonesën e institucioneve, ndërsa përmes marshit dhe me fotografi para institucioneve kërkuan drejtësi.

I ati i një viktime kërkoi që të mos heshtet, por të diskutohet për shkak se heshtja na solli në tragjedi.

Ndryshe, më herët familjarët e viktimave përmes një letre njoftuan se kanë refuzuar ftesën e kryeministrit që të takohen në Qeveri të hënën dhe kërkojnë që takimi të ndodhë në Koçan./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Protestë në Koçani për tragjedinë në diskotekën “Pulse” appeared first on Telegrafi.