Dhjetëra infermiere dhe personel teknik që për më shumë se një dekadë kanë status të pazgjidhur pune, dolën sot për të shprehur revoltën e tyre përpara spitalit klinik të Tetovës.

Infermieret thanë se nuk kanë marrë rroga për tre muajt e fundit. Pas protestës, shkuan në takim me drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës. Kërkuan zgjidhje të statusit të tyre të punës, ndërsa morën vetëm premtim.

Sipas drejtorit Agim Berisha, marrja e vendimeve nuk varet nga spitali i Tetovës por nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave.

“Gjashtë vite jemi me kontratë në vepër. Për tre muaj hyjmë tash që edhe s’kemi rroga. Na është premtuar po asgjë prej premtimit”, tha një infermiere.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ç`do ditë do protestojmë, çdo ditë. Duam vendime pune, kontribute të paguara se gati gjashtë vite na rrejnë. Për tre muaj pa rroga jemi”, u shpreh një infermiere.

“E drejta e tyre për protestë është e drejtë demokratike, por si grup është dashur të më njoftojnë. Unë pres brenda muajit të ardhshëm të zgjidhet kjo çështje”, tha Agim Berisha, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës./Alsat/

The post Protestuan infermieret dhe personeli teknik në Spitalin e Tetovës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";