Protestuesi maqedon kërcënon gazetarin bullgar gjatë transmetimit direkt: Ta fus një shuplakë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestuesi maqedon kërcënon gazetarin bullgar gjatë transmetimit direkt: Ta fus një shuplakë

Tashmë gjashtë netë radhazi partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM dhe partia E Majta organizojnë protesta para objektit të qeverisë së Maqedonisë, Kuvendit si dhe ministrisë së Punëve të Jashtme, si formë revolte ndaj propozimit francez që Maqedonia e ka pranuar dhe tashmë po e shqyrton.

Protestat nuk kanë qenë paqësore në asnjë moment.

Sulme ndaj punonjësve të policisë, kokteje molotovi, mjete piroteknike, zjarrvënie si dhe gjuajtje me gurë dhe shishe qelqi i kanë shoqëruar protestat çdo natë.

Një rast jo edhe i zakonshem ka ndodhur mbrëmë brenda turmës së protestuesve.

Advertisement

Gazatari bullgar nga EuroNews në raportim direkt ka thënë se po protestojnë qytetarë nga Maqedonia e Veriut dhe ka përmendur fjalën “gjuha e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa një protestues më të dëgjuar komentimin e gazetarit, e ka kërcënuar se do e rrah.

Gazetari: Protestojnë maqedonasit e veriut…

Qytetari: Maqedonas vetëm, jo maqedonasit e veriut

Gazetari: A mund të ju pyes diçka?

Advertisement

Qytetari: Nuk mund të më pyesësh, mund të ta fus shuplakë. Hajde ik atje.

Ndryshe, theksojmë se protestat pritet të vazhdojnë edhe sonte, madje jo vetëm në qytetin e Shkupit.

Lajmin e bëri të ditur sot, lideri i OBRM-PDUKM, Hristijan Micskoski i cili tha se propozimi francez mund te ndryshohet ndaj protestat nuk do të ndalojnë.

Advertisement

Publikohet video e protestuesve në Shkup ku dëgjohen duke ofenduar Shqiptarët

The post Protestuesi maqedon kërcënon gazetarin bullgar gjatë transmetimit direkt: Ta fus një shuplakë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy