Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë ndaj një 32-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për veprën penale “Grabitje”.
Siç thuhet në njoftimin e PTHP-së, më 18 gusht, i dyshuari i maskuar me bluzë dhe kapelë, hyri në shtëpinë e fqinjit të tij në fshatin Buçimci përmes derës së hapur. Në dorë mbante një thikë gjahu dhe i kërcënoi pronarit se do ta vriste nëse nuk i jepte para. I frikësuar për jetën e tij, i dëmtuari i dha 4.000 denarë, por pasi kërkoi të mbajë 1.000 denarë për nevoja të tij, grabitësi iku me 3.000 denarë.
Prokuroria ka dorëzuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit tek dëshmitari si dhe mundësisë së përsëritjes së veprës.
The post PTHP ngriti procedurë hetimore ndaj 32 vjeçarit nga Shkupi, dyshohet se e grabiti fqiun e tij nën kërcënimin e një thike appeared first on Telegrafi.