PTHP: Po ndërmerren veprime lidhur me zjarrin në Trubarevë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore e Shkupit ka njoftuar se po ndërmerr veprime lidhur me zjarrin në Trubarevë.

Sipas njoftimit një prokuror publik veçmë po punon për vërtetimin e fakteve të rëndësishme për sigurimin e dëshmive për procedurën e mëtejme.Prokurori ka dërguar kërkesë për mbështetje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për përfshirjen e Njësisë për Mbrojtje Atomike, Biologjike dhe Kimike, e cila me instrumente të posaçme bërit matjen dhe detektimin e helmimit kimik në ajër nga gazrat dhe grimcat, që lirohen nga zjarri.

Prokuroria Publike ka dhënë urdhër për sigurimin e dokumentacionit të plotë për punën e kompanisë në Trubarevë.

Deri në këtë moment në objektin e djegur nuk ka kushte që të bëhet shqyrtim në vendngjarje, ndërsa pjesëtarët e policisë edhe më tej kufizojnë qasjen e personave të paautorizuar dhe atyre që nuk kanë mbrojtje përkatëse.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy