Prokuroria Themelore Publike Strugë në Gjykatën Themelore në Strugë ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një shtetasi të Republikës së Shqipërisë i moshës 35 vjeçare, për të cilin prej 31 majit është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë.

Më 22 korrik shtetasit të huaj i është hequr liria në pikën kufitare Qaf Thanë. Autoritetet belge kërkojnë që ai të vuajë një dënim me burg prej 3 vjet e 4 muaj, sepse sipas legjislacionit belg. Personi në fjalë ishte dënuar për krimet e falsifikimit, pastrimit të parave, tregtisë ilegale të armëve, organizimit kriminal dhe falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit. Prokurori publik i propozoi gjykatës caktimin e masës së paraburgimit për shtetasin e huaj duke pasur parasysh se ai është në arrati nga autoritetet shtetërore të Belgjikës dhe nëse lirohet, ai mund të bëhet sërish i padisponueshëm për të shmangur vuajtjen e dënimit me burg.

The post PTHP-Strugë: Paraburgim për 35 vjeçarin që kërkohej me fletarrest ndërkombëtar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";