PTHP-Strumicës: Gjendet trupi i pajetë i një personi, ka pasur shenja dhune

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore në Strumicë ka kryer hetim në vendin e quajtur Oresh, afër fshatit Novo Sello të Strumicës ku mbrëmë ishte gjetur një trup i pajetë të një burri të vdekur.

“Sipas njoftimeve të para, te personi janë vërejtur shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin e pajetë është kryer autopsi me qëllim të vërtetimit të shkaqeve të vdekjes.

Nga vendi i ngjarjes janë marrë mostrat dhe materialet për të cilët është dhënë urdhër për kryerjen e hetimeve”, thonë nga PTHP./Telegrafi/

The post PTHP-Strumicës: Gjendet trupi i pajetë i një personi, ka pasur shenja dhune appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy