Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me
pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,15 %, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri
(ЕL-1) rriten për 1,00 denar/litër.

Nga mesnata EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 68.50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS – 98 për 70.50 denarë.

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 61.00 denarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) nga mesnata do të shitet për 61,00 denarë./Telegrafi/

The post Publikohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.