Një punëtor ka ndërruar jetë më 22 nëntor 2025 si pasojë e lëndimeve të marra në një incident të rëndë vendin e punës, i cili kishte ndodhur më 7 korrik 2025, rreth orës 12:40 në Prizren.

Viktima ishte duke u trajtuar në spital që nga dita e aksidentit, por përkundër përpjekjeve mjekësore, ai nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e sakta të vdekjes.

Rasti po hetohet si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës, ndërsa autoritetet po vazhdojnë mbledhjen e provave dhe intervistimin e personave të përfshirë për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë e mundshme. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";