Ministria e Kulturës dhe Turizmit ende nuk e ka shpjeguar sesi i hartua “formula” për reduktimin e pagave të punonjësve të kulturës disa muaj më parë. MKT nuk ka reaguar ende zyrtarisht pas vendimit të gjykatës, sipas të cilit konfirmohet se janë cenuar të drejtat e punonjësve të kulturës.

Sindikata e Kulturës ka publikuar të mërkurën vendimin e parë gjyqësor pas padive të ngritura, me të cilin gjykata konfirmoi se të drejtat e punonjësve të kulturës u shkelën nga vendimet e paligjshme për pagat. Kjo është një nga 800 paditë e ngritura nga punonjësit në sektorin e kulturës, për shkak të vendimeve të miratuara në mënyrë të paligjshme dhe llogaritjes së padrejtë të pagave. Nga Sindikata kanë deklaruar se punonjësit e kulturës janë viktima të vendimeve të paligjshme dhe llogaritjes së padrejtë të pagave, ndërsa këkrtojnë që institucionet më në fund të respektojnë ligjin dhe dinjitetin e punonjësve të kulturës.

“Me këtë vendim, gjykata konfirmoi se të drejtat e punonjësve të kulturës janë shkelur nga vendimet e miratuara në mënyrë të paligjshme për pagat dhe se baza ligjore duhet të respektohet. Kjo fitore e parë është provë e qartë se lufta për dinjitet në sektorin e kulturës është absolutisht e justifikuar dhe e qëndrueshme ligjërisht”, kanë theksuar nga Sindikata.

Problemi me pagat ka nisur muaj më parë, pas udhëzimeve që drejtorët e institucioneve morën për përgatitjen e pagës së marsit për punonjësit në sektorin e kulturës, në kundërshtim me Marrëveshjet Kolektive. MKT insistonte se pagat janë harmonizuar me Marrëveshjet e Përgjithshme dhe të Veçanta Kolektive për mbi tre mijë punonjës në 120.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fakt MKT bëri një interpretim jo të duhur të dispozitave të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin publik. Në udhëzimet nga MKT që iu lëshuan institucioneve pa një hartues të nënshkruar, drejtorët u detyruan të anulojnë vendimet e vjetra për pagat dhe të përgatisin të reja sipas një afati të caktuar. Meqenëse situata e krijuar ku një e drejtë më e favorshme e fituar zëvendësohet me një tjetër më pak të favorshme, Sindikata paralajmëroi padi penale kundër drejtorëve që do të përdorin udhëzimet e ministrisë. Më pas vijuan me protesta, të cilave iu bashkëngjit edhe Sindikata e Punonjësve të Kulturës dhe Arsimit.