Punonjësit e “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup, sërish protestuan për pagat e papaguara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” dhe të ndërmarrjeve “Florakom” dhe “Luna” protestuan edhe sot.

Shkaku i këtyre protestave është vonesa në pagesën e rrogave për muajin gusht, të cilat deri më sot ende nuk u janë paguar.

Protestuesit thanë se kjo ka shkaktuar pasoja serioze për një numër të madh punonjësish, të cilët jo vetëm që kanë mbetur pa mjete financiare për ekzistencë, por tani rrezikojnë edhe ndërprerjen e sigurimit shëndetësor.

Ata deklaruan se një pjesë e punonjësve për shkak të moshës janë dhe të sëmurë kronik, ndaj ndërpreja e sigurimit shëndetësor bën që të njejtët të mos kenë mundësi të marrin terapitë e nevojshme mjekësore.

Advertisement

Punonjësit deklaruan se nuk do të heqin dorë nga protestat derisa të paguhen rrogat e prapambetura. Ata kërkojnë reagim urgjent nga Komuna e Shkupit dhe organet përgjegjëse.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy