Sindikata e Postës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka marrë ofertë në lidhje me kërkesat për rritje të pagave.

Kryetari i Sindikatës së Postës, Boro Veligdanov tha se sot do të mblidhet Këshilli i Organizatave Sindikale për konsultime, pas çka do të vendoset nëse do të vazhdojnë ose jo grevën.

“Mëngjesin e sotëm kemi nisur bisedime intensive me Bordin drejtues ku kemi propozim nga ana e tyre. Propozimi i tyre është që të rriten pagat në mënyrë lineare fillimisht për procesin teknik, nga data 01.06.2022, dhe në bazë të mundësive financiare të kompanisë, për të punësuarit e tjerë në administratë të jetë nga 01.08.2022”, deklaroi mes tjerash Boro Veligdanov, kryetar i Sindikatës së Postës.

Ndryshe, Sindikata e Postës së Maqedonisë dhe Organizata sindikaliste e SH.A. Posta e Maqedonisë së Veriut kërkon rritje lineare të neto pagave në vlerë prej 3.000 denarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Punonjësit e Postës së Maqedonisë afër marrëveshjes për paga më të larta appeared first on Telegrafi.