Të punësuarit në Postën e Maqedonisë sot kanë dalë në protesta, prej ku bënë thirrje për riorganizim dhe sistematizim të kompanisë, e cila siç thanë, ballafaqohen me probleme të mëdha kadrovike, mungesë të personalit në procesin teknologjik dhe mospagesë të rregullt të pagave.

Kryetari i Sindikatës së Postës, Boro Veligdenov, tha se me gjendjen e tanishme, të punësuarit janë të shqetësuar për të ardhmen dhe vendet e punës.

“70 përqind e të punësuarve janë me paga nën minimalen, ndërsa paga e shkurtit ende nuk është paguar edhe përkundër faktit që afati është deri me të 15. Gjendja financiare e kompanisë është e keqe dhe kemi frikë se nuk do të ketë pagesë të rregullt të pagave”, tha Veligdenov.

Ai shtoi se ka mungesë të punonjësve në procesin teknologjik – postierë, sportele dhe punëtorë, ndërsa ka vende të stërmbushura në administratë dhe pozitat e shefave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi nga një shef për çdo punëtor”, tha ai.

Aktualisht Posta e Maqedonisë ka 1800 të punësuar dhe 200 postierë me kontratë, ndërsa sindikata kërkon ndër të tjera që të zgjidhet statusi i postierëve me kontratë, të cilët prej vitesh punojnë pa sigurim shëndetësor dhe me pagë minimale.

Ka gjithashtu largim të punonjësve që japin dorëheqjen vetë, veçanërisht punonjësit e procesit teknologjik.

Veligdenov tha se Sindikata ka vite që jep alarmin për reforma dhe riorganizim, por autoritetet nuk po dëgjojnë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Punonjësit e Postës së Maqedonisë në protesta – “Çdo punëtor ka nga një shef” appeared first on Telegrafi.