Vetëm disa orë para skadimit të afatit të lejeve për vozitje që janë me emrin e vjetër të shtetit, qeveria dhe opozita kanë iniciuar ndryshime ligjore.

Ministri teknik i Punëve të Brendshme i ka dorëzuar në Qeveri dhe në Kuvend ndryshimet ligjore, së bashku me grupin e deputetëve të OBRM-PDUKM-së. Ai propozon që data e vlefshmërisë së lejeve për vozitje dhe pasaportave të jetë deri më 31 dhjetor 2024.

Edhe grupi i deputetëve të LSDM-së, paralajmëroi ndryshime ligjore me të cilat lejet e vozitjeve, librezat për vozitje, si dhe polisat e sigurimit do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit.

Ndryshim urgjent të ligjit ka kërkuar edhe presidenti Stevo Pendarovski. Ai sot deklaroi se të gjitha grupet e deputetëve kanë dhënë mbështetje dhe rreth orës 18 do të mbahet seanca në Kuvend, në të cilën do të votohen ndryshimet ligjore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mendoj se në ligj do të ketë dhjetë muaj plus, dhe në këtë periudhë duhet të ndryshohen 270 leje për vozitje”, tha Pendarovski./Telegrafi/

The post Pushteti dhe opozita propozojnë ndryshime ligjore, do të vazhdohet afati i lejeve për vozitje appeared first on Telegrafi.