Dje në Maqedoni janë raportuar 10 të vdekur nga pasojat e coronavirusit dhe 511 raste të reja njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga 3.622 teste të coronavirusit në 24 orët e fundit, 14.11 për qind rezultuan pozitiv.

Në Maqedoni nga coronavirusi deri më tani kanë vdekur 7.072 persona, që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 200.412 raste, ndërsa aktive janë 6191 raste.

Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 497 pacientë të tjerë janë shëruar, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 187.149./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 7.000 viktima nga coronavirusi në Maqedoni shkruan Telegrafi.