Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut Florian Qehaja, në emisionin “PodGo” në Telegrafi Maqedoni, ka folur për rrugën Tetovë – Prizren, për të cilën tha se është në fazën e projektimit të tunelit dhe se e njëjta do ta shkurtojë distancën në 50 minuta vozitje nga njëri në qytetin tjetër.
“Jemi në fazën e projektimit, nuk kemi dilemë që do të realizohet, por synojmë që ky vullnet politik të përkthehet edhe në punë konkret në terren. Nuk dorëhiqemi në atë që duhet ta lidhim më afër Tetovën me Prizrenin. Jemi në fazën e projektimit të tunelit, i cili do të jetë 6 kilometër, më i madh se ai i Kalimashit, në këtë fazë nuk ka dinamikë shumë të madhe”.
“Ngecja për momentin është në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup. Po ta kishim ne këtë punë do ta respektonim më shumë. Kemi interes strategjik dhe nuk kemi dilema a do të bëhet, por kur do të bëhet”, tha mes tjerash ambasadori Qehaja.
Ai foli edhe për rrugën Shkup – Bllacë, për të cilën tha se është më e arritshme të realizohet./Telegrafi/
The post Qehaja për rrugën Tetovë – Prizren: Jemi në fazën e projektimit të tunelit, nuk kemi dyshime se do të bëhet appeared first on Telegrafi.