Qendra turistike Kodra e Diellit njofton se turistët që kanë blerë biletë sezonale për këtë vit, të njëjtat do të vlejnë edhe sezonin e ardhshëm.

Kjo për shkak të siç thonë, sezonit relativisht të shkurtër 2023/2024.

“Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe mungesës së borës në shtigjet e skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit, dhe rrjedhimisht edhe sezonit relativisht të shkurtër 2023/2024, Ju njoftojmë se të gjitha ski-biletat sezonale të blera këtë vit do të vlejnë edhe për ski-sezonin e ardhshëm 2024/2025”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mungesa e borës dhe moti me diell edhe në ditë dimri, ka bërë që sezoni turistik sivjet në Kodër të Diellit të dështojë. Humbjet më të mëdha kanë pësuar objektet hotelerike./Kodra e Diellit/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Qendra turistike “Kodra e Diellit”: Biletat sezonale të këtij viti, do të vlejnë edhe sezonin e ardhshëm shkruan Telegrafi.