
Qeveria nuk e pranoi listën e propozuar prej tre kandidatësh për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) – prokuroren Lence Ristoska, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Gabriela Gajdova dhe avokatin Jordan Apostolski, me arsyetimin se nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara.
Pasi nuk i pranoi kandidatët, Qeveria formoi një komision të ri me anëtarë të rinj të cilët do të zgjedhin kandidatë të rinj për gjyqtar.
“Qeveria, në përputhje me procedurat ligjore, ka mundësinë të bëjë një ndryshim në Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në GJEDNJ në Maqedoni, dhe komisioni i sapozgjedhur do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të procedurës. Gjithashtu ju informojmë se arsyet pse Qeveria zgjodhi një komision të ri janë sepse kandidatët e propozuar më parë për gjyqtarë në GJEDNJ nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara”, thanë nga Qeveria për Sloboden Peçat.
Vendimi i Qeverisë me anëtarët e rinj të Komisionit u publikua në Gazetën Zyrtare më 25 korrik dhe tani në vend të nëntë, ai ka pesë anëtarë./Telegrafi/
The post Qeveria anuloi listën e propozuar të kandidatëve për gjyqtar në Strasburg, pretendohet se Ristoska, Gajdova dhe Apostolski nuk i plotësojnë kushtet appeared first on Telegrafi.